Edhe pse Kuvendi i Kosovës zyrtarisht ka shkuar në pushim dimëror sot do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës.
Kjo pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-028 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Komisioni është takuar edhe më 20 dhjetor për çështjen e njëjtë.