Site icon Telegrafi

Komisioni Rregullator për Energjetikë do të punësojë zyrtarë për parkimin e veturave (Foto)

Pasi në opinion u publikua skandali për shpalljen publike të kompanisë MEPSO, e cila kërkonte të punësojë zyrtarë për të bërë kopje me shkollë të mesme dhe pa përvojë pune, me rrogë deri 25 mijë denarë, në opinion ka dalur një tjetër skandal.

Komisioni Rregullator për Energjetikë kërkon të punësojë persona për parkim të veturave, në pjesën e “shërbimeve për mirëmbajtjen e ndërtesës administrative”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë shpallje kërkohen edhe portirë, higjienistë dhe mirëmbajtës së lifteve, ndërsa harxhimet për këto shërbime planifikohen të jenë 2.2 milionë denarë.

Për momentin nuk ka informacione sa do të jetë paga mujore e personave që do të parkojnë veturat, por vetë shpallja është qesharake./Telegrafi/

Exit mobile version