Nga mesnata do të ketë çmime të reje të derivateve të naftës, me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Benzina do të shtrenjtohet me 0,5 denarë për litër ndërsa dizeli do të mbetet i pandryshuar.
Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 do të shitet për 67 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shihet për 69 denarë për litër, ndërsa Eurodizeli do të kushtojë 60 denarë.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të jetë 49.5 denarë për litër, ndërsa çmimi i mazutit do të jetë 33.003 denarë për kilogram.
Këto çmime do të vlejnë deri në mbledhjen e radhës të KRRE-së.