Site icon Telegrafi

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni do të ketë kryetar dhe anëtar të rinj

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 75-të vendosi që t’i propozoj Kuvendit kryetar dhe anëtarë të rinj të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Qeveria në konferencë shtypi, për kryetar të ri të KRE është propozuar Marko Bislimovski, ndërsa për anëtar Natasha Vellanjovska, Atanasko Tuneski dhe Kushtrim Ramadani.

Në seancën e sotme Qeveria e ka emëruar Aleksandar Dameski për drejtor të burgut të Prilepit. /Telegrafi/.

Exit mobile version