Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ndërsa në këtë takim KQZ kufizoi shpenzimet e partive politike për fushatë zgjedhore.
KQZ bëri të ditur se një parti politike mund të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro, që i bie 0.5 euro për votues të regjistruar.
Në këtë mbledhje u bë e ditur se të martën është afati i fundit kur partitë mund të deklarohen për koalicionet parazgjedhore.
Certifikimi i partive politike ka filluar nga 8 janari dhe do të zgjasë deri më 21 janar. Kurse, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021.
Ndryshe, fushata zgjedhore do të jetë nga 2 shkurt deri më 13 shkurt 2021, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.
Buxheti për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë 5 milionë e 650 mijë euro.