Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se gjatë ditës së nesërme Qeveria do të sjell vendim për lehtësimin e masave.
Komisioni për Sëmundje Infektive sipas analizës, tha Osmani, konsideron se tashmë ekzistojnë kushte që të lehtësohen masat dhe ai propozim i komisionit do të shkojë në mbledhje qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Osmani tha se vonimi i vendimeve për lehtësimin e masave është për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.
“S’ka kaluar rreziku dhe duhet të kemi kujdes. Mendoj se situata është më e mirë nga javën apo muajt e kaluar. Është nën kontroll”, tha mes tjerash Osmani./Telegrafi/