Telegrafi

Komisioni i pozitës përpilon listën e dokumentacionit për hetim në sektorin e energjisë

Komisioni Hetimor Parlamentar i propozuar nga pozita në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, sot ka përpiluar listën e dokumentacionit për hetim.

Kryesuesi Hajdar Beqa ka thënë se Komisioni do t’i hetojë të gjitha dokumentet e nevojshme qofshin ato vendime ose kontrata nga viti 2006 e deri më tash në sektorin e energjisë.

Deputeti Armend Muja ka kërkuar nga Kuvendi transkriptin e deklaratës në një seancë parlamentare të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur siç tha ai me projektin specifik “Bilfinger”.

Ditë më parë, Komisioni kishte miratuar planin e punës dhe buxhetin. /Telegrafi/