Site icon Telegrafi

Komisioni për Telekomin sot finalizon listën e dëshmitarëve

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhjen e tij të radhës.

Në këtë takim, pikë e rendit të ditës është finalizimi i listës së dëshmitarëve dhe diskutim rreth angazhimit te ekspertëve.

Mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Kosovës me fillim në ora 09:00.

Kujtojmë se dje është mbajtur edhe një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës në lidhje me gjendjen e krijuar në PTK dhe Vala./Telegrafi/

Exit mobile version