Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, sot në orën 10:00, do të vizitojë SHSKUK-në dhe do të takohet me drejtorin Basri Sejdiu.
Gjithashtu, Komisioni do të vizitojë edhe Klinikën Infektive dhe Barnatoren Qendrore në SHSKUK.
Qëllimi i vizitës është njohja me masat e marra nga SHSKUK, për përballje me rastet e mundshme të të prekurve me coronavirus.