Telegrafi

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në mbledhjen e së martës ka miratuar në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, tha se ky projektligj lë për të dëshiruar dhe duhet të ndryshohet.

“Nuk e di kush e ka hartuar, por vërtetë një profesionist shëndetësor mendoj që duhet të gjej diskrepanca mes realitet dhe asaj që është shkruar në këtë ligj. Ky ligj ka shumëçka që duhet të ndërrohet në të”, tha ai.

Se projektligji ka mangësi e tha edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

“Ai i cili e ka vendos që me këtë ligj të shfuqizohet ligji anti-covid, ka qenë duke mbledhur materiale. Por, është me mangësi të madhe. Krejt materia e brendshme nuk flet. Ligji është bërë pak për nguti”, u shpreh ai./Telegrafi/