Site icon Telegrafi

Komisioni për Punë të Jashtme shqyrton Platformën për dialogun Kosovë–Serbi

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do te shqyrtohet Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe Platforma për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme do të mbahet në ora 13:00.

Exit mobile version