Sot mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Komisioni do të shqyrtojë raportin me propozim amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror.
Mbledhja fillon në ora 09:30. /Telegrafi/