Site icon Telegrafi

Ndryshohet ligji për mbeturinat – synohet rimbursimi i shisheve të plastikës dhe qelqit

Janë propozuar 11 amendamente të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-197 për kimikate nga Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Në mbledhjen e mbajtur të enjten, ky Komision votoi të 11 amendamentet me ndryshime dhe plotësime.

Gjithashtu në këtë komision, në rend dite ishte edhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për mbeturina.

Komisioni për Mjedisin

Aty u votuan ndryshimet për rimbursimin e depozitës, siç hyjnë shishet e plastikës e qelqit.

Po ashtu, ndryshime pati në Ligjin për kundërvajtje, ku po ashtu janë inkorporuar ligje që i lejojnë Ministrisë që të fillojë me sistemin e rimbursimit të depozitës që hyjnë shishet e plastikës dhe shishet e materialeve tjera, që qytetarët dhe bizneset që do t’i krijojnë këto investime në dyqanet e tyre, t’i kthejnë shishet të cilët ata i blejnë.

“Ndryshimi bazik që është bërë është edhe për qeset e plastikës, kjo i jep mundësi që me akt nënligjor të vendos ministria për reduktimin e mbeturinave që vijnë nga qeset e plastikës.

Exit mobile version