Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi i ka dënuar përmbajtjet e një përmbledhje poezie nga projekti “Poetët e rinj”, që është financuar nga Agjencia për Rini dhe Sport (ARS).
Komisioni dënon procedurën e Agjencisë në fjalë, Komisionit profesional që ka vendosur për vlerësimin e përmbajtjes, si edhe autorin e poezive.
Komisioni konstaton se poezitë e financuara përmbajnë elemente diskriminuese në bazë etnike, fetare dhe gjinore./Telegrafi/