Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze në Maqedoni me rastin e Pashkëve dërgoi urim deri tek kryetari i Kishës ortodokse të Maqedonisë – Ipeshkvi i Ohrit, Stefan, deri tek anëtarët e Sinodit të shenjtë dhe deri tek të gjithë besimtarët ortodoks në vend dhe jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke ua uruar Ditën e madhe, Bozhinovska besimtarëve u dëshiron fuqi, besim dhe bekim për, siç thotë, ta ruajmë, kultivojmë atë që na e ka dhënë Zoti si trashëgimi, duke hapëruar nëpër këtë rrugë në mënyrë të drejtë, me përgjegjësi dhe nderë./Telegrafi/