Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot mban mbledhjen e radhës.
Mbledhja mbahet në ora 13:00.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit te ditës;
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 19.04 dhe 24.04.2018;
- Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Grupit Punues për Projektligjin nr. 06 L-010 për Noterinë;
- Shqyrtimi i Raporteve i Komisioneve Kryesore për Projektligjin nr.06/L-009 për Ndërmjetësim;
- Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Grupit Punues për Projekt-Kodin nr 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur;
- Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr.06/L-027 për Miniera dhe Minerale;
- Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje;
- Shqyrtimi i Raportit me amendamente për Draft-Rregulloren e Kuvendit;
- Të ndryshme.