Telegrafi

Komisioni për Integrime Evropiane miraton rishikimin e buxhetit 2020

Komisioni për Integrim Evropian, sot në një mbledhje elektronike nën drejtimin e kryetarit Ismet Beqiri, ka shqyrtuar Projektligjin 07/L-014 për plotësim-ndryshimin e Ligjit 07/L-001 mbi Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me amendamentet e Komisionit funksional.

Pas diskutimeve, Komisioni njëzëri përkrahu Projektligjin, me amendamentet e propozuara nga komisioni funksional.

Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës pa dhënë detaje të tjera shtesë.

Kujtojmë se rishikimi i buxhetit dështoi të kalonte në Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve për shkak të kuorumit, ndërsa është paraparë të shqyrtohet edhe në Komisionin për Legjislacion. /Telegrafi/