Telegrafi

Komisioni për Financa, për taksat për makinat me targa të huaja

Informata nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza, lidhur me taksën kufitare të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Kosovë, do të jetë pikë e parë e rendit të ditës së mbledhjes së sotme të Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Në vijim do të shqyrtohen edhe katër pika tjera të rendit të ditës nga kompetencat e këtij Komisioni, njoftoi shërbimi për informim i Kuvendit. /Telegrafi/