Telegrafi

Komisioni për Falje sot mban takimin e dytë, i ftuar edhe Zoran Zaev

Komisioni parlamentar për integrim, reforma dhe pajtim sot duhet ta mbajë takimin e dytë, në të cilin i ftuar është edhe kryeministri Zoran Zaev që ta arsyetojë qëndrimin e tij.

Në mbledhjen e parë para dy ditësh u arrit pajtim për formimin e tre nëngrupeve punuese dhe për dinamikën e punës së këtij komisioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nënkryetarja e Kuvendit Frosina Tashevska-Remensi, e cila është pjesë e Komisionit për Falje tha se vendimet e tilla janë në interes të procesit për promovimin e atmosferës së komunikimit dhe bashkëpunimit.

Tre nëngrupet e Komisionit, do të kenë mundësi dhe të drejtë të konsultojnë opinionin ekspert për çështje që ata debatojnë./Telegrafi/