Site icon Telegrafi

Komisioni për Falje propozon debat më të gjerë për ndryshimet kushtetuese

Komisioni për Falje i cili sot ka mbajtur takimin e radhës ka propozuar që debat publik për ndryshimet kushtetuese përveç në Shkup, të mbahet edhe në qytetet tjera.

Deputeti nga radhët e LSDM-së Jovan Mitrevski, tha se është propozuar që debate të ketë edhe në universitetet e Manastirit, Tetovës dhe Shtipit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përveç në Shkup, jemi marrë vesh që debatet publike të mbahen edhe në qytete tjera, atje ku ka universitete siç janë Manastiri, Tetova, Shtipi. Mirë është që përveç Akademisë së Shkencave dhe Arteve të kyçen edhe institucionet tjera, në mënyrë që të fitohen mendime të ndryshme për vazhdimin e proceseve tjera”, tha Mitrevski.

Ndryshe, debati publik duhet të zgjasë pesë ditë pasi të miratohen draft-amendamentet. Procesi i ndryshimit të Kushtetutës pritet të përfundojë në mesin e muajit janar./Telegrafi/

Exit mobile version