Site icon Telegrafi

Komisioni për falje jep dorëheqje kolektive, njoftohet edhe presidentja Siljanovska-Davkova

Anëtarët e Komisionit për Falje sot e kanë njoftuar presidenten, Gordana Siljanovska Davkova se po paraqesin dorëheqje kolektive nga pozitat në komision.

Vendimi për dorëheqje kolektive nga Komisioni i Faljes është marrë nga anëtarët në përputhje me parimet e tyre personale dhe profesionale.

Kryetarja Siljanovska Davkova pranoi dorëheqjen e prof. Dr Metodija Kanevçev, prof. Dr. Gordan Kalajiev, prof. Dr. Arlinda Kadri Sahinoviq, Dr. Zora Mitiq, MSc Ana Gjorgjieva Ivanovska dhe Ajten Shaqiri.

 

Exit mobile version