Telegrafi

Komisioni për Ekonomi miraton në parim Projektligjin për Turizimin

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në mbledhjen e sotme ka miratuar në parim Projektligjin për Turizmin.

Këtë Projektligj e ka arsyetuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila theksoi se ky është i rëndësisë së veçantë dhe me interes kombëtar.

Po ashtu, Hajdari ka arsyetuar para Komisionit edhe Projektligjin për Markat Tregtare, duke e miratuar në parim.

Komisioni në parim miratoi edhe Projektligjin për Mbrojtjen e Sekreteve Tregtare.

Komisioni pritet gjatë kësaj mbledhje ta shqyrtojë edhe planin e performances së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2022. /KP/Telegrafi/