Site icon Telegrafi

Komisioni për Çështje Kushtetuese do të debatojë për amendamentin e katërt

Komisioni për Çështjet Kushtetuese, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të fillojë debatin e sotëm mbi amendamentin e katërt të Kushtetutës, çka del nga nevoja për zbatimin e marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me propozim amendamentin e katërt, përveç konfirmimit të identitetit maqedonas, propozohet që Republika të mbrojë të drejtat dhe interesat e qytetarëve të saj që jetojnë ose qëndrojnë jashtë dhe promovojnë lidhjet e tyre me atdheun.

Në ditët e kaluara Komisioni miratoi tre ndryshime në Kushtetutë. Me amendamentin e parë propozohet zëvendësimin e fjalës Republika e Maqedonisë me Republikën e Maqedonisë Veriore kudo në Kushtetutë, përveç nenit 36, ku ekziston një aspekt historik, me amendamentin e dytë ndërhyhet në Preambulë aktit më të lartë juridik, ku vendimet e KAÇKM-së u zëvendësohen me shpalljen e KAÇKM-së dhe marrëveshjen kornizë të Ohrit, ndërsa me amendamentin e tretën shtohet një paragraf i ri që deklaron respekt për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të vendeve fqinje.

Seancat e Komisionit për Çështje Kushtetuese mund të zgjasin 12 ditë, ndërsa seanca plenare është planifikuar tashmë për 1 dhjetor.

Më 19 tetor Kuvendi me 80 vota “për” e miratoi vendimin për qasje ndaj ndryshimeve kushtetuese, në pajtim me marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/

Exit mobile version