Site icon Telegrafi

Komisioni për Bujqësi arrin marrëveshje bashkëpunimi me Fredrich Erbert Stiftung

Komisioni për Bujqësi dhe organizata Fredrich Erbert Stiftung (FES) nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi, e cila parasheh mbështetje në punën e komisionit në fushën e mjedisit të qëndrueshëm, duke ofruar ekspertiza dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Rene Schlee, përfaqësues i Fredrich Erbert Stiftung.

Pas nënshkrimit, kryetarja Pacolli Dalipi tha se marrëveshja është e para e këtij lloji, në kuadër të synimeve të komisionit për të ndërtuar bashkëpunime të tilla me organizata të ndryshme.

“Fredrich Erbert Stiftung ka angazhuar dhe financuar një ekspert për komisionit tonë, nga 1 korriku deri në fund të këtij vitit. Eksperti do të na ndihmojë të shkëmbejmë informacione të rëndësishme dhe po ashtu të hartojmë dokumente që lidhen me fushat që komisioni ynë mbulon”, tha ajo.

Ndërsa, përfaqësuesi i Fredrich Erbert Stiftung, Rene Schlee, tha se presin me padurim të shohin frytin e këtij bashkëpunimi.

“Kjo marrëveshje është pjesë e një transformimi socialo-ekologjik, andaj na pret një punë e madhe përpara. Ne me kënaqësi po e mbështesim Kosovën dhe në veçanti Komisionin për Bujqësi”, tha ai.

Exit mobile version