Komisioni për Antikorrupsion do të ngrit procedurë për kundërvajtje ndaj drejtoreshës së Klinikës për Hematologji, Irina Panovska – Stavridis, për mosdorëzim të listës anketuese për gjendjen e pasurisë.
Panovska është emëruar ushtruese e detyrës më 14.08.2017 dhe deri tani vazhdimisht i është vazhduar mandati për 6 muaj, që do të thotë se ka pasur detyrim pas çdo përfundimi të mandatit gjashtë mujor të dorëzojë listë anketuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Panovska është emëruar në postin e drejtoreshës katër herë, ndërsa para një jave, më 15 maj ajo ka dorëzuar gjitha listat anketuese për gjendjen e pasurisë.
Komisioni do të hap lëndë për drejtoreshën Irina Panovska – Stavridis, për kurdisjen e mundshme të tenderëve në të mirë të “Panovski” nën pronësi të babait të saj./Telegrafi/