Site icon Telegrafi

Komisioni për Antikorrupsion do të ngrit ankesë deri tek Gjykata Administrative për Ivanovin

Komisioni për Antikorrupsion do të dorëzojë ankesë për vendimin e Gjykatës Administrative e cila mori vendim në favor të ish-presidentit Gjorge Ivanov. Ai e paditi Komisionin për Antikorrupsion për shkelje të procedurave që e ngritën kundër tij për shkak të emërimeve dhe avancimit në Ushtri gjatë fushatës zgjedhore.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska deklaroi se do të ngrit ankesë deri tek Gjykata e Lartë Administrative për vendimin gjykatës më të ulët. Ajo thotë se do të pres vendimin pas ankesës, dhe pastaj mund të flitet për pasojat eventuale nga vendimi i Gjykatës Administrative.

Procedurën kundër Ivanovit, Komisioni për Antikorrupsion e ngriti me vetë iniciativë, gjegjësisht pas reagimeve të opinionit për dekretimin e disa avancimeve në Ushtri të cilën ish-presidenti i publikoi në Gazetën Zyrtare në periudhën kur po zhvillohej fushata për zgjedhjet presidenciale.

Lexo po ashtu Gjykata Administrative vërtetoi ankesën e Ivanovit kundër Komisionit Anti-korrupsion për avancimet në ARM

Në mes tjerash Ivanov emëroi edhe përfaqësues ushtarak të vendit në selinë e NATO-s në Bruksel dhe Paris./Telegrafi/

Exit mobile version