Telegrafi

Komisioni për Antikorrupsion do të hap lëndë për ndërtimet në Matkë dhe punësimet në ASHMAA

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot ka mbajtur seancë publike, në të cilën ka shqyrtuar disa ankesa të dorëzuara tek ata.

Kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska, njoftoi se do të hapin lëndë për rastin e ndërtimeve pa leje në Matkë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për Matkën institucionet u deklaruan si jokompetente dhe pas kësaj u ndez drita e kuqe. Aty ka elemente të korrupsionit, komuna nuk ka sjellur vendime dhe kemi kompetencë të veprojmë”, tha Ivanovska.

Ajo informoi se gjithashtu do të hapin lëndë edhe për dy punësimet në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, të cilat kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor.

Ndërsa në lidhje me lëndët e hapura për nepotizëm, Ivanovksa informoi se dy raste janë mbyllur./Telegrafi/