Telegrafi

Komisioni për antikorrupsion refuzoi ankesën e Bedredin Ibraimit për shkarkimin nga KSHZ

Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) konsideron se është e pabazë ankesa e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bedredin Ibraimi, nga PDSH-ja kundër Kuvendit të Maqedonisë, sipas të cilit me shpalljen publike për anëtar të ri të KSHZ-së është shkelur neni 8-a nga Kodi Zgjedhor.

Në seancë publike sot anëtarët e Komisionit për antikorrupsion njëzëri vendosën që ankesa të refuzohet sepse nuk ka shkelje të Kodit Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata vlerësuan se kërkesa e dorëzuar për mendim nga ana e Ibraimit deri te KSHPK-ja është tepër herët për shkak se ende është paraqitur shkelje e nenit 8-a dhe konkluduan se Komisioni për antikorrupsion nuk ka shpresë që të japë interpretim të dispozitave ligjore dhe harmonizim të ndërsjellë të tyre.

Ndryshe, sot KSHZ në vend të Bedredin Ibraimit emëroi Ermira Asani-Salija si anëtare e partisë së dytë me më shumë vota tek shqiptarët./Telegrafi/

Lexo po ashtu KSHZ zgjedh Asanin në vend të Ibraimit