Site icon Telegrafi

Komisioni për Antikorrupsion në Maqedoni ka hapur lëndë për më shumë gjyqtarë për vepra korruptive

Komisioni për Antikorrupsion ka hapur lëndë dhe do të verifikojë gjendjen e pasurisë së gjyqtarit, Vlladimir Pançevski, kryetarit të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovbski, si dhe të gjyqtareve Aleksandra Zafirovska, Svetllana Kosotova dhe Sofija Laliçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në bazë të raportit për të drejtat e njeriut, anëtarët e antikorrupsionit do të verifikojnë të dhënat nga lista e anketave dhe deklaratave të interesit, për shkak të dyshime për vepra korruptive.

Po ashtu do të verifikohet edhe pasuria e Mile Janakieskit, Ilija Isajllovski dhe Kiril Bozhinovskit.

Do të hapen edhe procedura për konfirmimin e rreziqeve për nënshkrimin e marrëveshjeve korruptive në procedurat për blerje publike gjatë përpunimit dhe revizionit të Planit Urbanistik në Komunën Qendër./Telegrafi/

Exit mobile version