Komisioni për Antikorrupsion ka hapur 40 raste për nepotizëm, informoi anëtarja e këtij komisioni Sofka Pejovska – Dojçinovska në prezantimin e sotëm të projektit “Vlerësimi i prekshmërisë së korrupsionit në politikat dhe procedurat e punësimit, me një fokus të veçantë në nepotizëm, kronizëm dhe klientalizëm”. Por ajo nuk ka asnjë informacion se sa lëndë po shqyrtohen nga prokuroria.
“Një nga problemet serioze se kompetencat diskrecionale të mbajtësve të funksioneve publike mbi të gjitha për punësim. Të gjitha raportet thonë se ka kornizë të mirë ligjore, por mungon zbatimi. Ose të përpiqemi njëherë të jemi serioz në zbatim ose nuk ka alternativë”, deklaroi Dojçinovska.
Sipas saj, mekanizmat e kontrollit dhe shërbimet e inspektimit po shmangen, ndërsa ka probleme në emërimin e inspektorëve./Telegrafi/