Telegrafi

Komisioni për Antikorrupsion: Janeva ka paraqitur vetëm një ndryshim në listën e pasurisë së saj

Katica Janeva ka paraqitur vetëm një ndryshim në listën e pasurisë, konfirmojnë nga Komisioni për Antikorrupsion.

Ndryshimi ka të bëjë me blerjen e një veture të përdorur.

Janeva pas mbarimit të mandatit është e obliguar që në afat prej 30 ditësh, deri tek Komisioni për Antikorrupsion të paraqesë ndryshim të pasurisë së saj.

Rastin me Janevën e udhëheq Prokuroria Publike, me çka Antikorrupsioni nuk do të përfshihet në këtë rast që të mos tejkalohen kompetencat./Telegrafi/