Telegrafi

Komisioni për Antikorrupsion hap lëndë kundër ministres Angellovska

Komisioni për Antikorrupsion hapi lëndë kundër Ministres së Financave Nina Angellovska me qëllim që të hetojë nëse ekziston konflikt interesi në lidhje me procedimin e saj për fondet që ajo kishte në bankën “Eurostandard” para se të falimentonte.

Nga Komisioni për Antikorrupsion konfirmojnë për AIM-në se rasti ishte hapur me iniciativën e tyre me qëllim të zbardhjes së tërë rastit që shkaktoi reagime në publik.

Komisioni është në proces të mbledhjes së të dhënave për rastin nga Banka Popullore dhe Ministria e Financave në mënyrë që të përcaktojë nëse Ministrja kishte informacione se banka do të mbyllet, kështu që ajo tërhoqi fondet e saj ose i tërhoqi ato në situatë normale, që është e drejta e secilit që ka pasuri në një bankë./Telegrafi/