Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit informon se do të hap lëndë për punësimet që do të bëhen në ndërmarrjet shtetërore dhe publike pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale.
“Gjitha punësimet dhe emërimet, por edhe shkarkimet që janë publikuar në Gazetën Zyrtare i ndjekim dhe për ta do të hapim lëndë”, tha kryetarja e komisionit, Biljana Ivanovska.
Deri në fund të javës skadon afati kur institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike duhet të dorëzojnë gjitha informacionet në Komision për punësimet e reja, për të cilat ka dyshime për nepotizëm.
Komisioni për Antikorrupsion përveç punësimit të të afërmve të funksionarëve aktual, ka paralajmëruar se do të shqyrtojë edhe punësimet e familjarëve të ish-funksionarëve të OBRM-PDUKM-së.
Ndryshe, Komisioni për Antikorrupsion sot nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Entit Shtetëror për Revizion, në prag të zgjedhjeve presidenciale./Telegrafi/