Telegrafi

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi viziton Qendrën e Studentëve, që shërben si karantinë

Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sot do të vizitojë Qendrën e Studentëve, e cila shërben si karantinë.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim për media nga Kuvendi i Kosovës.

“Të premten, më 8 maj 2020, në orën 11:00, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do të vizitojë Qendrën e Studentëve, që shërben si karantinë”, thuhet në njoftim.

Në Qendrën e Studentëve, ditë më parë, vdiq 26-vjeçari Agon Musliu nga Gjilani, i cili dyshohet se u hodh nga kati i katërt i konvikteve.

I ndjeri kishte ardhur një ditë më parë nga Gjermania dhe sipas procedurave do duhej të vendosej për 14 ditë në karantinë.

Megjithatë, familjarë të tij kanë thënë që i ndjeri vuante nga depresioni dhe se për këtë ishte në dijeni edhe Ministria e Shëndetësisë.