Site icon Telegrafi

Komisioni parlamentar do të kërkojë llogari nga AKP-ja për kontratat e dyshimta

Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik do të kërkojë sqarime nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për veprimet që janë ndërmarrë gjatë kohës sa ky organ ka qenë pa bord funksional.

Gazeta ka raportuar se AKP-ja ka nënshkruar qindra kontrata të dyshimta për qiradhënie. Kontratat janë nënshkruar pa tender të hapur publik, si dhe janë lidhur me personat që për shumë vjet kanë uzurpuar pronën shoqërore.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, ka thënë se Komisioni dhe Parlamenti e emërojnë Bordin e AKP-së dhe kërkojnë llogari prej tij. Ka thënë të mos ketë njohuri se çfarë ka ndodhur në AKP gjatë kohës sa nuk ka bord, pasi nuk ka pasur kush të japë përgjegjësi para këtij komisioni. Mirëpo, thotë se do të kërkojnë informata nga menaxhmenti i AKP-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Do të kërkojmë informacione se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se i ka kërkuar Komisionit edhe më parë nga Qeveria e Kosovës që të plotësojë Bordin e AKP-së në kohë sa më të shkurtër. /Telegrafi/

Exit mobile version