Site icon Telegrafi

Komisioni për Legjislacion miraton buxhetin, e mbështet edhe PSD-ja

Komisioni Parlamentar për Legjislacion ka miratuar buxhetin për vitin 2019.

Buxheti është miratuar me 7 vota për dhe tri abstenime, gjë që i hap rrugën procedimit në Kuvend, shkruan Telegrafi.

Pro buxhetit në këtë mbledhje votoi edhe deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi.

Kurse kanë abstenuar Arben Gashi, Korab Sejdiu dhe Albulena Haxhiu.

Lexo po ashtu Kuvendi nuk e miraton vendimin për zgjatjen buxhetore, nga 1 shkurti mund të mos ketë paga dhe pensione

Ndryshe për votimin e buxhetit në Kuvend, PSD-ja ka ofruar disa kushte, në mesin e të cilave është edhe shkarkimi i Rikalos.

Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për vënien në rend dite të vendimit për zgjatjen buxhetore, duke pamundësuar marrjen e pagave në sektorin publik.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se nga 1 shkurti shërbyesit civil, pensionistët nuk do të mund t’i marrin pagat dhe pensionet.

“Me 56 vota për ky mocion nuk ka kaluar. Me këtë rast që nga data 1 shkurt shërbyesit civil, pensionistët nuk do të mund t’i marrin pagat dhe pensionet. Sipas kësaj edhe nëse kalohet buxheti zgjatjet buxhetore nuk janë miratuar të përfshira në këtë mocion dhe kështu një pjesë e shkurtit do të mbetet pa paga”, ka thënë ministri Hamza. /Telegrafi/

Exit mobile version