Telegrafi

Komisioni juridiko-legjislativ: S’ka nevojë për interpretim autentik të një neni që nuk ekziston

 

Komisioni kuvendar juridiko-legjislativ në seancën e sotme konkludoi se nuk ka nevojë për interpretim autentik të një neni që nuk  ekziston, përkatësisht të nenit 11 nga Ligji për falje.

Ndryshe, pika e vetme e rendit të ditë deputetët Sashko Kostov dhe Dime Vellkovs ishte kërkesa e dhënies së interpretimit të nenit 11 nga Ligji për falje, dorëzuar nga  nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e pranon nismën do të mund të pësonte disfatë shteti i së drejtës”, tha mes tjerash Kostov.

Sipas BDI, nuk mund të kërkohet interpretim autentik të një neni që nuk ekziston dhe se neni 11 nuk ekziston për shkak se është  ndryshuar në vitin 2009 dhe në vitin 2016 është hequr./Telegrafi/