Site icon Telegrafi

Komisioni ju merr mandatin deputetëve, pritet arrestimi!

Komisioni për Çështje të Imunitetit dhe Mandatit me votim njëzëri vendosi që gjashtë deputetëve të arrestuar t’u merret imuniteti dhe të mund të arrestohen.

Për Krste Mukoskin, Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Zhaklina Peshevska, Ljupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski, Gjykata këroi t’u merret imuniteti për shkak se ndaj tyre ka masë për paraburgim, si të dyshuar në ngjarjet e 27 prillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i komisionit, Pavlle Bogoevski, e hapi seancën ndërsa prezent nuk ishin anëtarët e OBRM-PDUKM-së. Bogoevski konstatoi se ka kuorum, diskutuan dhe votua.

Sipas Rregullores së Kuvendit, pasi të mbarojë diskutimi në komisioni, për vendim përfundimtar duhet të vendos Parlamenti në seancë plenare./Telegrafi/

Exit mobile version