Telegrafi

Komisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen e ndihmës me SHBA

Marrëveshja parashikon afrimin e rreth 75 milionë dollarëve nga ana e qeverisë amerikane në një periudhë pesë vjeçare, ku parashikohet ndihma për shëndetësinë shqiptare, qeverisjen e lirë dhe forcimin e biznesit.

Harku kohor i realizimit të projektit filloi në tetor 2010 në shtator të 2015. Përfaqësuesja e qeverise Valbona Kuko kërkoi ratifikimin e marrëveshjes nga ana e kuvendit brenda këtij muaji. Sipas saj kjo marrëveshje parashikon më shumë investime sesa asistencë teknike. /Bw/Telegrafi/