Mesjeta, Perandoria Osmane dhe Goce Dellçevi janë temat në të cilat do të bisedohet te Komisioni i përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Në takimin e nëntë është vazhdim i takimit të fundit, që u mbajt në Ohër dhe ku u diskutua për librat e historisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ditën e parë të punës, që do të mbahet në Sofje, është paraparë që të vazhdojë diskutimi i librave të historisë për klasën e shtatë sipas sistemit të Maqedonisë dhe për klasën e gjashtë sipas sistemit të Bullgarisë, përkatësisht për mesjetën dhe Perandorinë Osmane.
Gjatë ditës së dytë në takim është paraparë që të bisedohet për figurën e Goce Dellçevit.
Ky takim është takimi i fundit për këtë vit. Deri tani, ky komision ka mbajtur tetë takime./Telegrafi/