Nesër do të mblidhet sërish komisioni hetimor parlamentar që është formuar për ta ndriçuar rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova më 29 mars të këtij viti.
Sipas agjendës, para këtij komisioni është paraparë që të paraqitet presidenti i vendit Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.
Po ashtu do të dëshmojë edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Lulzim Ejupi.
Gjashtë shtetasit turq janë dëbuar nga Kosova, me 29 mars të këtij viti. Pas kësaj është shkarkuar Flamur Sefaj që mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe shefi i AKI-së Driton Gashi.