Sot sërish do të ketë takim Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Mbledhja e Komisionit hetimor mbahet në ora 09:00, ndërsa në rend dite ka intervistimin e presidentit Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Luzlim Ejupi.
Por, presidenti Thaçi ndodhet në vizitë jashtë vendit, ndërsa kryeministri Haradinaj do të jetë i pranishëm në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri. /Telegrafi/
Foto: Arkiv