Ministria e Drejtësisë kërkohet që të depozitojë në Komisionin hetimor të gjithë informacionin që disponon nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
SHISH-it i kërkohet që të paraqesë të gjithë informacionin e grumbulluar nga të gjitha qarqet e vendit përpara, gjatë dhe pas demonstratës së opozitës. /Telegrafi/