Site icon Telegrafi

Komisioni Evropian shpreson për nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën para Samitit në Zagreb

Komisioni Evropian e përsëriti qëndrimin se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin sa më shpejt duke marrë parasysh se i përmbushën kushtet për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Brukseli shpreson se ky hap mund të ndodhë para Samitit të BE-së të BE-së dhe Ballkanit perëndimor në Zagreb.

Zëdhënësi i eurokomesarit për Zgjerim Oliver Varhelyi, Ana Pisonero, dje theksoi se Komisioni Evropian mban qëndrimin se dy vendet i përmbushin kriteret për nisjen e bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komisioni mban qëndrimin që ta nisen bisedimet sa më shpejt, për shkak se këto dy vende bënë gjithçka që u është kërkuar prej tyre dhe vazhduan me reformat”, tha Pisonero.

Ajo shtoi se Komisioni Evropian dëshiron që nisja e bisedimeve të ndodhë para samitit të Zagreb.

Ndryshe, më herët kryetari i Francës, Emmanuel Macron më herët tha se nëse rezultatet e raporteve të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë pozitive, ai do të përkrahë bisedime për këto vende./Telegrafi/

Exit mobile version