Përfaqësues i Komisionit Evropian (KE) për “Euractiv” ka thënë se KE përshëndet aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe shpreson se do të sheh rezultate konkrete.
Sipas zyrtarit të KE-së, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me fqinjtët, duke përfshirë edhe zgjidhjen e pranueshme për të dy palët për çështjen e emrit, nën mbikëqyrjen e OKB-së, është vendimtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në këtë kontekst përshëndesim hapat e ndërmarrë nga Qeveria në Shkup, që aktivisht angazhohet që me partnerët e tyre në Greqi të përforcojë marrëdhëniet fqinjësore, të cilat presim të konkretizohen në rezultate”, tha thënë përfaqësuesi i KE-së.
Ditëve të fundit në mediat greke është shkruar se ekziston vullnet i mirë tek të dy palët për zgjidhjen e emrit dhe se këtë vit kjo çështje do të mbyllet./Telegrafi/