Prej kur mbrëmë kërkoi “kohë shtesë për kontroll” se çfarë problemi po i shkakton Maqedonisë greva e fermerëve grek, nga Komisioni Evropian këtë mëngjes njoftuan se “ka diçka” në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë i cili ditëve të fundit është i mbyllur për kalim të njerëzve dhe mallrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Agjencia Informative e Maqedonisë njofton se zëdhënësja e qeverisë joformale të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, për dallim nga kolegia e saj Lucija Kude, e cila mbrëmë deklaroi se “BE-ja ka informacione nga grekët dhe bullgarët për problemet me kufitjtë e tyre”, sot deklaroi se Brukseli do ta ndjek gjendjen në kufirin jugor të Maqedonisë.
“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim gjendjen me kujdes të madh, veçanërisht në kontekstin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim”, deklaroi Kocijançiq./Telegrafi.