Komisioni Evropian ka publikuar parashikimin më të ri ekonomik për vendet anëtare, për vendet kandidate, si edhe për vende të treta me ekonomi të fuqishme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas raportit, Maqedonia duhet të stabilizohet sa më shpejt pas zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit të vitit 2016, ndërkaq ekonomia do të rimëkëmbet nga ngadalësimi i vitit të kaluar të rritjes ekonomike.
Raporti parasheh një rritje të kontributit në ekonominë e vendit nga rritja e kërkesës së brendshme pas rikthimit të besimit të investuesve, si edhe plotësimi pozitiv nga sektori i jashtëm, përfshirë edhe rritjen e punësimit.
KE-ja parasheh një rritje prej 3.2% të ekonomisë së Maqedonisë për vitin 2017 dhe 3.6% për vitin 2016. Raportin e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/