Telegrafi

Komisioni Evropian ndanë 103.6 mln euro për Kosovën

Davidi me këtë rast tha se, kjo përkrahje është e dedikuar për të përmirësuar jetën e përditshme të popullit të Kosovës. Ai tha se Komisioni llogaritë tek autoritetet e Kosovës që ata do të ofrojnë menaxhimin e duhur ekonomik, disiplinën e vazhdueshme fiskale dhe koordinimin efektiv me donatorët për të bërë këtë dedikim një sukses të vërtetë.

Kryeministri Hashim Thaçi ndërkaq, tha se këto projekte të financuara nga ana e Komisionit Evropian përputhen plotësisht me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si rrjedhojë edhe investimet – sipas tij – do të jenë në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike, transportit, energjisë, arsimit dhe shëndetësisë.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Komisioni Evropian ka përmbushur 80 përqind të zotimit të bërë në Konferencën e donatorëve në korrik të vitit të kaluar ndaj Kosovës. Pjesa e mbetur e zotimit do të ofrohet me kornizën e programit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit –IPA2010, i cili do të startojë pas publikimit të Raportit të Progresit dhe Studimit në tetor të këtij viti. /Telegrafi/