Site icon Telegrafi

Komisioni Evropian ndan 100 milionë euro për Kosovën

Komisioni Evropian sot ka ndarë mjete financiare për tetë partnerët e saj në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit për programet e ndihmës makro-financiare.

Nga ndarja e këtyre mjeteve financiare Kosova ka përfituar 100 milionë euro.

Kushtet e politikave për këto 100 milionë euro nga programi mikro-financiar lidhen me forcimin e stabilitetit publik financiar, adresimin e papunësisë së të rinjve, përmirësimin e qeverisjes së mirë, dhe luftimin kundër korrupsionit.

Nga kjo ndihmë mikro-financiare përveç Kosovës kanë përfituar edhe Shqipëria në shumë prej 180 milionë, Gjeorgjia 150 milionë, Jordania 700 milionë, Moldavia 100 milionë, Mali i Zi 60 milionë, Maqedonia e Veriut 160 milionë, dhe Ukraina me 1.2 miliard euro. /Telegrafi/

Exit mobile version