Site icon Telegrafi

Komisioni Evropian mbështet Ministrinë e Drejtësisë

Kuçi ka vlerësuar lart Komisionin Evropian për asistencën që po i ofrohet sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ai e ka njoftuar Boogert me përgatitjet që janë duke u bërë për transferimin e institucioneve përkatëse në Pallatin e Drejtësisë, realizimi i të cilit është mbështetur nga Komisioni Evropian.

“Misioni i këtij mandati qeverisës do të lidhet ngushtë me vazhdimin e ngritjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë, duke punuar më tutje në ngritjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe llogaridhënies të institucioneve të drejtësisë”, ka thënë Kuçi.

Më tej, Ministri Kuçi ka theksuar planet konkrete në konsolidimin e infrastrukturës ligjore në fushën civile, duke u përqendruar në hartimin e kodit civil dhe rregullimin e së drejtës pronësore. Po ashtu, Kuçi ka thënë se do të ndërmerren hapat e nevojshëm për konsolidimin e mekanizmave ligjor për çështje që ndërlidhen me fushën e ekonomisë. /Telegrafi/

Exit mobile version